Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës.
Atje e dyshuara ka vrarë 45-vjeçarin Ilaz Brahimin nga Obiliqi.
Mediat po qëndrojnë te shtëpia e Brahimit, por familjarët e tij nuk kanë pranuar të flisnin për rastin.
Afër shtëpisë së Brahimit shihet edhe një veturë e policisë.
Ndërsa, kohë më parë familja ka bërë të ditur vdekjen e tij, duke shtuar se më vonë do të njoftohet edhe koha e varrimit.
“Të Allahu jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë ndërroi jetë vëllau ynë ILAZ (BAJRAM) BRAHIMI. Lusim Allahun ta ketë marrë në mëshirën e Tij! Sa i përket kohës së varrimit, do t’ju njoftojmë më vonë”, thuhet në njoftimin e familjes.
Nga kjo tragjedi në QKUK ka vdekur edhe e dyshuara dhe gruaja e axhës së saj.