August 7, 2026
1 min read

Policia zbulon pajisje ushtarake të fshehura në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka gjetur veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset kanalizimi në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë të Veriut.

Sipas policisë, gjatë patrullimit është vërejtur një puset i hapur, ku pas kontrollit është gjetur një qese me pajisje ushtarake, përfshirë kapela, gjoksore, rrip ushtarak dhe pajisje për mbajtjen e karikatorëve.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që për momentin të mos iniciohet rast penal.

Pajisjet janë sekuestruar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Latest from Blog

Go toTop