February 18, 2026
1 min read

“Populli ynë s’planifikoi shkatërrimin, por liri e pavarësi”, thotë Krasniqi

Jakup Krasniqi deklaroi se populli i Kosovës gjatë luftës së fundit nuk ka planifikuar shkatërrim e tortura, por kërkonte jetë në liri dhe pavarësi.

Ai tha se nëse dashuria për lirinë gjykohet si krim, atëherë vetë historia do të dënohet.

“Zëri im ka qëndruar për lirinë. Kam bërë atë që besoja se e kërkonte fisnikëria njerëzore. Shikoni provat dhe dëshmitë në mënyrë objektive, dhe aty do të gjeni të vërtetën. Drejtësia nuk i frikësohet shqyrtimit, përkundrazi, ajo varet prej tij. Populli ynë kurrë nuk planifikoi shkatërrim apo torturë, por kërkonte jetë në liri dhe pavarësi, asgjë më shumë, asgjë më pak. Sot populli ynë jeton në liri. Nëse dashuria për lirinë gjykohet si krim, atëherë vetë historia do të dënohet”, u shpreh ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop