October 29, 2025
1 min read

Porositi ‘vajin e dashurisë’ online, qytetarit i vjen në shtëpi një ilaç për vena

Rastet e manipulimeve e mashtrimeve me shitjen e produkteve të ndryshme përmes rrjeteve sociale, janë të shpeshta, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Një rast i bërë publik nga ‘JOQ Albania’ lidhet me denoncimin e një  qytetari, ndaj një faqeje online, pasi bleu një ‘ilaç’ variçesh si “vaj dashurie”.

Ai ka treguar se pak kohë më parë ka porositur në Facebook produktin, duke besuar te efektet e reklamuara me shumë bujë.

Sipas tij, “vaji i dashurisë” ishte një mashtrim dhe produkti ishte në të vërtetë një vaj për shërimin e variçeve (venave në këmbë).

Latest from Blog

Go toTop