February 12, 2026
1 min read

Postet qeveritare: Pse mbetën jashtë Nagavci, Hajdari e Durmishi?

Qeveria e re e votuar një ditë më parë në Kuvend, përveç emrave të njëjtë, ka edhe disa të rinj.

Ata që u bënë ministra, ia lëshuan vendin të tjerëve që të bëhen deputetë.

Megjithatë, ka të tjerë që mbetën jashtë të dy institucioneve.

Për ish-zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë “Kurti 2”, Besnik Bislimi, që ishte edhe kryenegociator në bisedimet me Serbinë, nuk mbet asnjë pozitë në kabinetin e ri.

Ndryshe nga ai, në ekzekutiv jo, por veç deputete mbetet tashmë ish-ministrja Rozeta Hajdari, të cilës së fundmi iu ngrit aktakuzë për “keqpërdorimin e rezervave shtetërore”.

Me Arsimin nuk do të udhëheqë më as Arbërie Nagavci. Por ajo tash është shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvend.

Pozita që e ushtroi për një kohë në krye të Infrastrukturës nuk iu besua më as Hysen Durmishit. Në vend të tij u vendos ish-kreu i Kuvendit, Dimal Basha.

Latest from Blog

Go toTop