Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë mbrëmë në një iftar të organizuar në Lipjan.
Në këtë iftar, pranë saj ishte edhe ish-deputeti i GUXO-s, Haxhi Avdyli i cili të hënën dha dorëheqje nga partia. Në mesin e të pranishmëve kishte edhe përfaqësues të LDK-së në Lipjan.
Në videon e siguruar nga Klan Kosova, presidentja shihet e ulur në tavolinë së bashku me Avdylin dhe përfaqësues të tjerë politikë lokalë teksa flet për ura bashkëpunimi.
“Duhet me lënë ura të komunikimit se kurrë s’i dihet qysh sillat bota, prapë përfundojmë në një tavolinë”, thotë e para e shtetit.