October 31, 2025
1 min read

Premtimet për qeverinë e ardhshme i miratoi të premten si kryeministër në detyrë

Qeveria në detyrë miratoi të premten projektbuxhetin për vitin 2026, që kap vlerën prej rreth 4 miliardë euro.

Në këtë projektbuxhet janë paraparë disa vendime, siç është paga e 13-të, rritja e pagës minimale, rritja e pensioneve e edhe rritja e shtesave për fëmijë.

E Kurti, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, i pyetur se pse i mori katër vendime sot, të cilat i kishte prezantuar në ekspozenë e javën e së kaluar në Kuvend për qeverinë e re, tha se “fëmijët nuk presin”.

“Pse s’kemi pritur ta bëjmë më vonë? Nëse 200 mijë pensionistë, nëse 150 mijë punëtorë që preken dhe pritet të ndikohen nga rritja e pagës minimale, nëse 400 mijë fëmijë do të ishin dakord që ne këtë ta shtyjmë për më vonë, edhe unë do ta shtyja. Por jam i bindur që ata presin që prej momentin kur ka folur kryeministri, është e rëndësishme që një ditë e më parë të kalohet në realizimin e atyre. E kemi lexuar dhe rilexuar ligjin dhe kemi ardhur në përfundim se mund ta bëjmë”, u shpreh Kurti.

Duke folur për konsensusin partiak në kuvend për kalimin e Buxhetit, ai tha: “i thërras logjikës dhe racionalitetit”.

“Koncensusi nënkupton logjikë ku vlejnë aspektet universale të të menduarit, dhe në anën tjetër racionalitetit, ku unë shpresoj që bashkërisht në kuvend, ky buxhet i rritur dhe i mirë do të kalojë në legjislaturën e nëntë. Prandaj, nuk kam armë tjetër për të arritur koncensus përveç logjikës dhe racionalitetit”, theksoi deputeti i LVV-së, Albin Kurti. 

Latest from Blog

Go toTop