January 29, 2026
1 min read

“Pres me padurim të udhëtoj për në Grenlandë”, thotë mbreti i Danimarkës

Mbreti Frederik i Danimarkës do të udhëtojë për në Grenlandë gjatë javës që fillon më 16 shkurt, u tha ai gazetarëve të enjten.

“Pres me padurim të udhëtoj për në Greenlandë”, u tha mbreti gazetarëve gjatë një udhëtimi në Lituani.

Oborri mbretëror nuk pranoi të komentonte më tej rreth kësaj vizite kur u kontaktua nga Reuters.

Vizita vjen në kohën kur Grenlanda, territor autonom i Danimarkës, ndodhet në qendër të përplasjes së re gjeopolitike, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur hapur synimin që ishulli t’i kalojë Shteteve të Bashkuara.

Latest from Blog

Go toTop