Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në orën 08:00 nxori dekret për shpërndarje të Kuvendit, pasi ky institucion dështoi ta zgjidhte presidentin e ri deri më 5 mars.
Seanca e 5 marsit dështoi në mungesë kuorumi, meqë në sallë nuk ishin deputetët e partive opozitare.
Burimet e IndeksOnline brenda presidencës kanë thënë se Vjosa Osmani në orën 13:00 nis konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për të caktuar më pas datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Indeksonline ka mësuar se datat që pritet të diskutohen janë 12, 19 dhe 26 prill.
Sipas Osmanit, Kushtetuta është e qartë: procedurat për zgjedhjen e presidentit mund të nisin 60 ditë para afatit të fundit, por procesi duhet të finalizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual.