November 13, 2025
1 min read

“Presidentja t’i evitojë zgjedhjet në fundvit, mund të mos ketë prani ndërkombëtare”

Kosova i mbajti zgjedhjet parlamentare në shkurt të 2025-tës, por viti lehtësisht mund të përfundojë pa një Qeveri të re.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër – kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani – por, partitë e mëdha shqiptare e bënë të qartë se nuk kanë votë për të.

Konjufca është mandatari i dytë i LVV-së, pas kreut të partisë, Albin Kurti, që do të provojë të formojë Qeverinë e re.

Latest from Blog

Go toTop