Në edicionin e sotëm të emisionit “Kiks Kosova”, vjen intervista e fundit për këtë vit e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Përveç kandidimit të saj për mandatin e dytë presidencial, do të kuptoni edhe pse, si dhe për cilin proces politik, sipas saj, Albin Kurti ka nevojë për mbështetjen e partive të tjera kosovare.

Si po i vë Bashkimi Evropian “letrat në tavolinë” palës kosovare, ndërkohë që mbyll sytë kur Serbia hyn e armatosur në territorin e Kosovës?
Cilin nga ish-liderët politikë; Hashim Thaçin, Fatmir Sejdiun apo Isa Mustafën, do ta zgjidhte Vjosa Osmani dhe pse?
Por jo vetëm politikë. Si është jeta private e Presidentes së Kosovës? Kush përgatit pastat më të mira në shtëpinë e saj?
Sa u mungon vajzave të saj gjatë udhëtimeve zyrtare dhe angazhimeve ndërkombëtare?