September 16, 2025
1 min read

Presidentja vlerëson lart komandantin e KFOR-it për shërbimin në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani javën e kaluar ka dekoruar gjeneralmajorin, Enrico Barduanin, komandantin në largim të misionit të KFOR-it, me Medaljen Presidenciale Ushtarak.

Nëpërmjet një postimi në Facebook me disa fotografi, e para e shtetit vlerësoi lart kontributin e gjeneralmajorit Barduani, për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon.

Kjo medalje për Barduanin, siç thotë Osmani, është një simbol i mirënjohjes së popullit të Kosovës për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate.

“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon. Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, gjatë javës që shkoi, i ndava atij Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka shkruar presidentja.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop