Presidenti amerikan, Donald Trump ka vazhduar me pretendimet se ka ndalur një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, sipas CNN, fjalimi i Trumpit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, ishte i mbushur më shumë me pretendime të rreme.
Megjithëse, pretendimit të Trumpit për ndalimin e një “lufte” mes Kosovës dhe Serbisë, mbrapa i ka qëndruar presidentja Vjosa Osmani.
Opinionistja Afërdita Maliqi, thotë se pavarësisht që një “luftë” është përmendur shpesh nga Trumpi, ajo thotë se populli kosovar nuk e di se për çfarë konflikti bëhet fjalë.
Ndërsa gazetari Ardian Gaxherri thotë se Trumpi duhet të shes pak sukses.
“Dorën në zemër, deri sot nuk kanë dalë fjalët e Donald Trumpit, nuk iu është përmbajtur fjalëve të tij, nuk na është dhënë asnjë fakt që Donald Trump ka ndaluar një luftë mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, e as mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai në emisionin “Ora Shtatë”.
Argjend Softolli thotë se Donald Trump në një mënyrë, ka pasur mungesë të të shprehurit, pasi sipas tij mund të bëhej fjalë për një luftë hibride apo diplomatike.