January 23, 2026
1 min read

Prezantohet Ferrari SF-26, debuton në Fiorano

Ferrari ka prezantuar zyrtarisht njëvendëshen SF-26, makinën me të cilën Scuderia synon rikthimin në krye pas sezonit zhgënjyes 2025. Debutimi u bë në pistën Fiorano rreth orës 11:30, në kushte moti të lagësht.

Lewis Hamilton pati nderin të debutonte me SF-26 në pistë për testim, ndërsa më pas makina iu nënshtrua kontrolleve teknike nga ekipi i inxhinierëve.

SF-26 ruan ngjyrën klasike të kuqe, të kombinuar me të bardhë në zonën e kabinës dhe motorit, si dhe me blu të sponsorit kryesor HP në kapakun e motorit dhe krahun e pasmë.

Pas një pauze të shkurtër, Hamilton përfundoi testin e tij paradite, përpara se t’ia dorëzonte makinën Charles Leclerc për xhirot e radhës.

Latest from Blog

Alba bën ushtrime, shfaq format trupore

Alba ka nisur ditën sot duke bërë aktivitet sportiv. Por, banorja me këtë rast ka shfaqur edhe format e saj trupore. Njëhersh ajo duket se është në disponim të mirë. Ndiqni videon
Go toTop