October 12, 2025
1 min read

Princ Leka fejohet me Blerta Celibashin, ceremonia u kremtua në Ksamil

Përmes një njoftimi zyrtar, Princ Leka ka njoftuar se është fejuar me Blerta Celibashin.

Bëhet e ditur se fejesa u kremtua në jug të Shqipërisë, më saktë në Ksamil, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Në njoftim shkruhet se familja Mbretërore ndan lumturinë me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet.

“Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi. Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, shkruhet ndër tjerash në njoftimin e tyre. 

Latest from Blog

Go toTop