Punonjësit e KRU “Gjakova” SH.A. nuk do të kenë më telashe për printim dhe kopjim të dokumenteve.
Kjo pasi kompania ka nënshkruar një kontratë për marrjen me qira të printerëve, të cilët do të përdoren për nevojat administrative të institucionit për një periudhë 36-mujore.
Sipas njoftimit, kontrata parasheh sigurimin e pajisjeve për kopjim, skanim dhe printim, si dhe furnizimin me tonerë për pajisjet ekzistuese që janë në pronësi të kompanisë.
Shërbimet do të realizohen në objektet administrative të KRU “Gjakova” në disa lokacione, përfshirë Gjakova, Rahoveci, Prizreni dhe Botusha, si edhe në stacionin e filtrimit, ITUN dhe depon në Gjakovë.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 25 mijë euro, ndërsa ajo është nënshkruar me grupin e operatorëve ekonomikë STORM ICT L.L.C. dhe N.T. “INFO COM”, me vlerë totale prej 24,498 eurosh.
Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është bërë për 36 muaj.