March 31, 2026
1 min read

Prishtina ndalon mallrat në trotuare e bllokimin e rrugëve, Rama: Hapësirat u takojnë qytetarëve, askujt tjetër

Perparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka njoftuar se është marrë vendim që ‘’nuk ka më mallra në trotuare, bllokim të rrugëve, nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve’’.

Rama ka shkruar edhe se, hapësirat publike janë të qytetarëve e të askujt tjetër.

Postimi:

Hapësirat publike janë të qytetarëve, të askujt tjetër!

Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë.

❌Nuk ka më mallra në trotuare.

❌Nuk ka më bllokim të rrugëve.

❌Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve.

Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar.

Latest from Blog

Go toTop