October 15, 2025
1 min read

Prishtina ua siguron transportin veteranëve të UÇK-së për në protestën në Tiranë

Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është siguruar transporti për në protestën e 17 tetorit që mbahet në Tiranë për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi zyrtar.

“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë. Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike”, shkroi Rama.

Ndryshe, protesta do të mbahet të premten, më 17 tetor, në orën 17:00, për drejtësi për çlirimtarët.

May be an image of ticket stub, blueprint and text that says 'Republika Kosoves Republika Kosova Republic Kosovo PRISHTINA Komuna Prishtines Opština Priština -Municipality Prishtina Te baze dispozitave nenit Statutit Komunes Prishtines 01. Ligjit 110- 391, 03/L 040, per vetéqeverisje lokale dhe 25.02.2010, Kryetari Kryeqytetitm KeH: VENDIM 1. Miratohet kerkesa dates 14.10.2025 sigurimin gjashte pjesëmarrje nẽ protestén Organizates autobusëve transportin Veterančve tẽ Luftes per ti Vendimi, ky vendim merret nẽ funksion te perkrahjes institucionale për protestễn organizuar ne Tirane, mbahet "Skënderbej" 2025, oren 17:00. 3. Per zbatimin këtij vendimi, do Vendimi hyn fuqi kujdeset Drejtoria Mobilitetit. diten nënshkrimit dorëzohet: Drejtorisë Mobilitetit; Qendres per Sherbim Qytetarë; Ne dosje. KRYETARI KRYEQYTETIT Perparim Rama'

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop