January 30, 2026
1 min read

Prishtinë: Një i moshuar i shtrirë në tokë, dyshohet se u godit nga një veturë

Një i moshuar është hasur i shtrirë në tokë, sonte në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Dyshohet se i moshuari u godit nga një veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore dhe ato të ndihmës mjekësore.

Stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë të moshuarit, që raportohet të ketë humbur ndjenjat.

Me të arritur, policia nisi hetimet dhe sigurimin e perimetrit të incidentit.

Latest from Blog

Go toTop