Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës është rritur gjatë mbrëmjes, ndërsa në disa pika pritjet kanë arritur deri në 60 minuta.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:26, situata më e ngarkuar paraqitet në Dheu i Bardhë, ku pritjet për hyrje në Kosovë janë rreth 40 minuta, ndërsa për dalje deri në një orë.
Kolonat në këtë pikë arrijnë rreth 200 metra në hyrje dhe 250 metra në dalje.
Në Han të Elezit, pritjet për dalje janë rreth 20 minuta, ndërsa kolona arrin në 150 metra.
Fluks është regjistruar edhe në Muçibabë, me pritje rreth 20 minuta në hyrje dhe deri në 30 minuta në dalje.
Në Jarinjë, pritjet shkojnë deri në 20 minuta, ndërsa në Merdarë janë rreth 10–15 minuta në të dy drejtimet.
Në pikat e tjera kufitare pritjet janë kryesisht nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa për kamionët nuk raportohen kolona dhe pritjet janë 3–5 minuta.
/Demantim News/