Pritje të shtuara janë regjistruar në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa situata më e ngarkuar paraqitet në Dheu të Bardhë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 40 minuta, me kolona deri në 500 metra. Në dalje, pritjet janë rreth 30 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 300 metra.
Në Han të Elezit, pritjet janë rreth 15 minuta në hyrje dhe dalje, ndërsa në Muçibabë deri në 10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje që kryesisht variojnë nga 1 deri në 10 minuta.
Sa u përket kamionëve, pritjet në pikat kufitare janë rreth 3–5 minuta dhe nuk raportohet për kolona.
/Demantim News/