Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime urgjente pas kërcënimit të raportuar ndaj deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Rasti lidhet me një deklaratë të bërë nga një person gjatë qëndrimit në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilës dyshohet se Haradinaj është kërcënuar.
Prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme, që të identifikojë personin e dyshuar dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme urgjente.
“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për identifikimin e personit përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Kërcënimi ndaj Haradinajt ka nxitur reagime të shumta gjatë ditës në Kosovë.
/Demantim News/