March 9, 2026
1 min read

Prokuroria Speciale nis rast penal për kërcënimet ndaj Presidentes Vjosa Osmani

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast penal lidhur me kërcënimet e raportuara ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është iniciuar sot dhe lidhet me dyshimet për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, të paraparë me nenin 121, në lidhje me nenin 119 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se procedurat janë nisur pas kërcënimeve të raportuara në drejtim të presidentes së vendit, ndërsa rasti tashmë është në trajtim nga organet kompetente.

Prokuroria nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit apo personat e dyshuar, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim./

Latest from Blog

Alisson Becker nuk udhëton drejt Stambollit

Portieri titullar i Liverpoolit, Alisson Becker, do të mungojë në ndeshjen e së martës në UEFA Champions League ndaj Galatasaray, e cila zhvillohet në orën 18:30. Gardiani brazilian nuk ka udhëtuar me
Go toTop