September 9, 2025
1 min read

Protestë e punëtorëve teknikë të sektorit privat, kërkojnë rritje pagash

Punëtorët teknikë të sektorit privat në Prishtinë po protestojnë, duke kërkuar rritje të pagave.

Protesta e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës po mbahet para administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se protesta janë duke u mbajtur në mbi 20 komuna në të gjithë Kosovën.

“Kërkojnë që paga e tyre të jenë e lartë sa paga e punëtorëve teknikë që paguhen nga sektori publik”, tha Azemi.

Latest from Blog

Go toTop