Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para selive të PDK-së dhe asaj të LDK-së.
Duke mbajtur pankarta në duar, ai deklaroi se u ka dërguar “kartelë anëtarësie” kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke thënë se këto dy parti po veprojnë si zgjatim i pushtetit.
“Ajo që ka ndodhur pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit është që një opozitë që duhej të ishte formale në Kuvendin e Kosovës, është shndërruar në degë të Vetëvendosjes, pra dega e PDK-së dhe dega e LDK-së më vonë. Kjo tregon se Kosova është seriozisht e rrezikuar në rrafshin e demokracisë dhe jo vetëm”, tha Molliqaj para mediave.