September 24, 2025
1 min read

Pse ishte prezent në paradën e ushtrisë serbe? Tregon për herë të parë myftiu shqiptar

Reisu-l-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Nexhmedin Saqipi, ka folur për herë të parë lidhur me pjesëmarrjen e tij në paradën e ushtrisë Serbe  të mbajtur në Beograd.

Për këtë ai u kritikua shumë ku e quajtën edhe tradhtar të shqiptarëve.

Myftiu sqaroi në emisionin Kosova Live se praninë e tij në këtë ceremoni e bëri me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, duke theksuar se përfaqësonte institucionin fetar që udhëheq dhe se qëllimi ishte përcjellja e një mesazhi për paqen, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare.

Saqipi, i njohur si myftiu nga Tërnoci, tha se Bashkësia Islame e Serbisë do të vazhdojë të jetë faktor i rëndësishëm në ndërtimin e paqes sociale dhe respektimit të diversitetit.

Latest from Blog

Go toTop