November 26, 2025
1 min read

Punëtorët e “Trafikut Urban”: Nëse s’ka zgjidhje pas mbledhjes së kuvendit nesër, greva vazhdon

Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, po shpreson që në mbledhjen e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në Kuvendin Komunal në Prishtinë, do të gjendet një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen.

Nga objekti i komunës, ku edhe janë mbledhur që përmes protestë të kërkojnë pagën e tyre, si të drejtë elementare, Gashi tha se mbledhja e nesërme është legjitime dhe nëse nuk do të arrihet një rezultat, paralajmëroi vazhdimin e grevës.

 “Nëse nuk ka zgjidhej nesër, greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Ne po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai.

Latest from Blog

30 ditë paraburgim për Gjestin

Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj artistit Gjesti, i akuzuar me tri akuza, “Kanosje”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Agjësim apo dëmtim i pasurisë”. Për të, u ndan 30 ditë paraburgim nga Gjykata
Go toTop