March 12, 2026
1 min read

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, në zonën e Dajtit, ku një punëtor ka humbur jetën pasi u përplas nga një fadromë gjatë punës.

Ngjarja ndodhi teksa mjeti po lëvizte mbrapsht brenda ambientit të subjektit, duke shkaktuar fatalitetin e 43-vjeçarit Adriatik Xhafaj.

Pas aksidentit, policia arrestoi drejtuesin e fadromës, 56-vjeçarin Ilir Çaka, i cili dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë në vendin e punës, raporton JOQ.

Latest from Blog

Go toTop