Rroga e muajit janar, punonjësve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nuk iu doli e plotë.
Pagesat për punën në ndërrimin e natës dhe për festa, siç merr vesh Klankosova.tv, nuk është përfshirë në pagën që kanë marrë për këtë muaj që po lëmë pas.
Burimet brenda ShKK-së kanë bërë me dije se është ekzekutuar vetëm rroga bazë, pa pjesën tjetër të shtesave.
Zyrtarëve të disa njësive, nuk u janë përfshirë në pagë shtesat për të gjitha orët jashtë orarit të rregullt, e as kompensimet e tjera.