Gjykata Kushtetuese i dha vetëm 12 ditë kohë të zgjedhurve të popullit për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Ky zhvillim ishte temë diskutimi në edicionin më të ri të “Kosova Today” në Klan Kosova.
Sipas Korab Blakajt, është komuniteti serb ai që po mban të bllokuar Kosovës.
“Unë vazhdoj të mbrojë qëndrimin që Kushtetuta e Kosovës ka bërë një diskriminim tepër pozitiv për komunitetin serb të Kosovës, duke i dhënë asaj të gjitha atributet që të mbajë shtetin tonë të bllokuar”, u shpreh Blakaj, transmeton Klankosova.tv.
Derisa sipas gazetarit serb në Kosovë, Branislav Kërstiq, partia në pushtet duhet ta kuptojë se nuk është më e fortë se ligji dhe Gjykata Kushtetuese.
“Kemi një problem brenda subjekteve politike. Pushteti aktual nuk ka mundësi me qenë më i fortë se ligji dhe se Gjykata Kushtetuese”, tha gazetari.