March 18, 2026
1 min read

Qalaj e konfirmon se është propozuar nga PDK për anëtar në KQZ

Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar në Komisionin Qendror Zgjedhor nga radhët e kësaj partie.

Këtë e ka konfirmuar vetë Qalaj.

“Po jam propozuar”, ka thënë shkurt Qalaj.

Përveç Qalajt, edhe emri i Ilir Gashit është dërguar në presidencë për anëtar të PDK-së në KQZ.

Sipas raportimeve, LDK e ka propozuar Sami Hamtin, kurse AAK Muharrem Nitajn.

Lëvizja Vetëvendosje besohet se do të vazhdoj me Alban Krasniqin dhe do të propozoj dy emra tjerë të rinj.

Latest from Blog

Go toTop