Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Siç raporton a2cnn, është qëlluar me armë zjarri në gjoks gjyqtari, Astrit Kalaja,.
Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia. Sakaq efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.