Banorët e fshatit Nakarade në komunën e Fushë Kosovës po vazhdojnë të përballen me qentë endacakë, situatë kjo që është kthyer në shqetësim serioz për sigurinë dhe jetën e tyre.
Sipas banorëve, situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe ata thonë se ndihen të rrezikuar, sidomos gjatë mbrëmjes dhe në orët e hershme të mëngjesit.