Rrija e çmimeve të produketeve ushqimore po shkon duke u rritur.
E një shtrenjtim po pritet që të ndodhë edhe gjatë muajve në vijim, që përkojnë të jenë muaj kur nis dhe stina e dimrit.
Kjo rritje vërehet nëse bëhet një krahasim mes gushtit të vitit të kaluar dhe gushtit të vitit 2025.
Për shembull, sipas të dhënave nëpër markete, një pako vezë që vjet në gusht ka kushtuar 2.50 euro, në gusht të këtij viti u shit për 3.55 apo 42 për qind më shtrenjtë.
Rritje të tillë kanë edhe vaji, mielli, buka e bardhë e mishi.
Kjo gjë, padyshim që dëmton xhepin e konsumatorit, i cili krahas pagesës mujore që merr, i duhet që të sigurojë ushqim gjithsesi.
Për ekonomistin Mustafë Kadriaj, rritja e çmimeve është e natyrshme të ndodhë gjatë dimrit. Ai tha për Demantim News se gjatë dimrit aktiviteti në blegtori dhe bujqësi bie, ndërkaq, kërkesa rritet e oferta është e vogël.
“Çdo rritje çmimi e dëmton shportën e konsumit, e rëndon jetën e qytetarit, mirëpo, në këtë rast, duhet të ndërmarrin hapa insitutcionet përkatëse, siç janë qeveria, apo, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut.
Mirëpo, duke qenë se s’kemi një qeveri të konstituuar, është e rëndësishme të dihet se është e natyrshme të rriten çmimet, pasi, aktiviteti në blegtori dhe bujqësi bie gjatë drimit, ndërkaq, kërkesa rritet e oferta është e vogël. Kjo është në favor të bizneseve që pastaj shfrytëzojnë rastin dhe i rrisin çmimet” ka thënë ai.
Po ashtu, i pyetur se si duhet mbrojtur konsumatori nga organet kompentete, Kadrijaj tha se qeverisë i intereson veç mbushja e arkës së shtetit.
“Qeveria duhet të bëj taksa që e mbron edhe biznesin edhe qytetarin, mirëpo, në plan të parë për të është mbushja e arkës së shtetit, e jo që të arrihet një balanc ekonomik në vend”, shtoi ndër tjera ai.
Po ashtu, ekonomisti komentoi edhe faktin se duke qenë në në një rritje të vazhdushme të çmimeve, si të produkteve ushqimore, ashtu edhe të energjisë elektrike, qytetarët nuk protestojnë, por, mbushin sheshet kur bëhet fjalë për ndonjë fushatë elektorale.
“Qytetari për fushata elektorale mbush sheshet, a kur është në pyetje interesi i tij, është shumë pasiv. Mua më kujtohet kur pati shtrenjtim të energjisë elektrike para disa muajve ishin vetëm 2-3 protesta të vogla jo serioze. E tash në kohë fushate po shohim salla të mbushura plot, duke dëgjuar premtime elektorale” përfundoi Kadriaj për Demantim News.