January 23, 2026
1 min read

QKUK konfirmon avarinë në Oftalmologji

Në Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një defekt teknik, si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujit.

Menjëherë pas njoftimit, ekipi i shërbimeve teknike të QKUK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervenuar me kohë, duke e sanuar plotësisht problemin.

Kështu ka thënë për Klan Kosova, Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e QKUK-së, e cila shtoi se “tri sallat e operacionit janë funksionale dhe po kryejnë ndërhyrjet kirurgjikale sipas planit dhe rregullit të zakonshëm”.

“Po ashtu ju njoftojmë se shërbimet shëndetësore për pacientët po vazhdojnë pa pengesa dhe situata është nën kontroll të plotë”, tha Qyqalla.

Klankosova.tv raportoi pak më parë për këtë avari.

Latest from Blog

Go toTop