Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave për ta identifikuar personin që shihet në fotografi.
Sipas policisë, personi i dyshuar po kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:info@kosovopolice.com”.