November 19, 2025
1 min read

Ragip Xhaka sqarohet: “Luli i kërkoi falje Granitit për fishkëllimat ndaj tij”

Granit Xhaka ishte figura kryesore e takimit të mbrëmshëm mes Kosovës dhe Zvicrës, që përfundoi me barazim 1-1.

Gjatë ndeshjes, një pjesë e tifozëve kosovarë filluan ta fishkëllenin sa herë që kapiteni i Zvicrës prekte topin.

Pas përfundimit të lojës, Xhaka u pa duke biseduar në mënyrë të tensionuar me kryetarin e “Dardanëve”, Lulzim Berisha.

Situata u sqarua më vonë nga babai i Granitit, Ragip Xhaka, i cili tha se Berisha nuk kishte pasur debat me djalin e tij, por kishte shkuar për t’i kërkuar falje.

“Nuk ka pasur asnjë diskutim me Lulin. Ai ka ardhur dhe i ka kërkuar falje Granitit dhe neve për të gjithë ata që kanë fishkëllyer dhe që “Dardanët” nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Por, tifozët e tjerë që kanë qenë prezent”, tha Ragip Xhaka.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop