Screenshot
October 28, 2025
1 min read

Clark dëshmitar në Speciale, Edi Rama: Gjykata ka dalë nga shinat, e tmerrshme që shpëtimtarët duhet të paraqiten aty

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me fotografinë e Thaçit me gjeneralin Wesley Clark, Rama thekson se shteti i ri dhe sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, por nga gjaku i Ushtrisë Çlirimtare.

“A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga objekti për të cilin u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!”, shkruan Rama.

Ai shton se mbrapa hekurave të kësaj “padrejtësie ulëritëse”, disa tifozë të verbuar, siç i quan ai, e trajtojnë Thaçin si armik politik dhe shpresojnë që të mos dalë kurrë nga paraburgimi.

“Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin e trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik dhe urojnë të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Ndryshe, gjenerali amerikan Wesley Clark, është konfirmuar zyrtarisht se do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Sipas dokumenteve zyrtare, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmia e gjeneralit amerikan të fillojë më 19 nëntor.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop