October 22, 2025
1 min read

Ramadani: Presim mbështetje të madhe nga tifozët ndaj Omonias, jemi vendës

Trajneri i Dritës, Zekirja Ramadani, ka pranuar se ndeshja ndaj skuadrës qipriote, Omonia, do të jetë e vështirë.

Në konferencën për media para ndeshjes së të premtes në kuadër të Ligës së Konferencës, Ramadani tha se  avantazh për ta do të jetë terreni vendës.

“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, por ekipi është super i motivuar”.

“Kundërshtari ka një sulm të jashtëzakonshëm, por jemi vendës, dhe besoj se do të kemi mbështetje të madhe nga tifozët tanë”, u shpreh Ramadani.

Ai tha se nga futbollistët ka kërkuar që të jenë të guximshëm në fushë.

Latest from Blog

Go toTop