August 9, 2026
1 min read

Ramush Haradinaj i jep lamtumirën e fundit luftëtarit Avni Hoxha

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të luftëtarit Avni Sadri Hoxha nga Shqiponja.

Me këtë rast, Haradinaj ka ndarë edhe një mesazh lamtumire, duke nderuar figurën dhe kontributin e Hoxhës.

“I përjetshëm kujtimi për ty, luftëtar shembull, Avni Sadri Hoxha nga Shqiponja. Lamtumirë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj e ka kujtuar të ndjerin me respekt, duke e cilësuar si një luftëtar shembull, ndërsa u ka shprehur nderimet familjarëve dhe të afërmve të tij.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop