November 10, 2025
1 min read

Raporti Polici-Prokurori: Pak incidente, në 18 komunat e balotazhit 

Incidente të theksuara nuk u shënuan gjatë zgjedhjeve lokale të raundit të dytë.

Policia e Kosovës bëri të ditur se vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor në ruandin e dytë të zgjedhjeve lokale ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar dy (2) raste penale, një në Fushë Kosovë “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, ku janë arrestuar dy persona dhe tjetri në Klinë “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, ku është arrestuar një person. Personat e arrestuar me vendim të prokurorëve kompetent janë dërguar në mbajtje”.

“Po ashtu, janë trajtuar 51 informacione të natyrave të ndryshme që ndërlidhen me procesin zgjedhor, për të cilat nga prokurorët kompetent është vlerësuar se nuk ka pasur elemente apo dëshmi që ndërlidhen me vepra penale dhe janë evidentuar vetëm si informacione.

Sipas Prokurorisë po ashtu të angazhuar kanë qenë rreth 80 prokurorë të përshirë në këtë process për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop