Një grua është raportuar e zhdukur në Podujevë, pasi familjarët kanë deklaruar se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 9 gusht 2026.
Sipas raportit 24-orësh, një burrë kosovar ka njoftuar policinë se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe prej atëherë nuk kanë pasur informacione për vendndodhjen e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.