October 9, 2025
2 mins read

Rasti Sheholli, avokati: Për spiunazh, dënimi mund të variojë deri në 10 vjet burgim

Avokati Arbër Jashari ka treguar se vepra penale “spiunazh” mbi të cilin dyshim është arrestuar mëngjesin e së enjtes Fatmir Sheholli, parashihet dënimi deri në 10 vjet burgim, në raste të veçanta edhe më shumë.

Ndonëse në fazën e hershme të procedurës penale, megjithatë avokati Jashari ka theksuar se me kryerjen e veprës penale spiunazh, rrezikohet rëndë siguria e shtetit të Republikës së Kosovës.

“Kjo është një fazë e hershme e procedurës penale dhe të predikohet se çfarë do të ndodhë deri në fund të procedurës gjithmonë është vështirë, ngase krejt varet se çka do të dalë në shesh nga procesi hetimor që do ta zhvillojë Prokuroria Speciale. Pastaj edhe është faza tjetër e gjykimit, nëse veç do të ketë  hetime të suksesshëm të cilat rezultojnë me ngritjen e aktakuzës.

Sido që të jetë vepra penale e spiunazhit, është vepër penale mjaft e rëndë e sanksionuar me kodin penale të Republikës së Kosovës dhe për të cilin ligjvënësi ka paraparë dënime do të thoja të ashpra të cilat mund të variojnë deri në 10 vite burgim, ndërsa në raste të veçanta kur dëmi është jashtëzakonisht i madh për shtetin dënimi mund të jetë dhe më i lartë”, tha avokati Jashari.

Avokati Arbër Jashari ka treguar se vepra penale “spiunazh” mbi të cilin dyshim është arrestuar mëngjesin e së enjtes Fatmir Sheholli, parashihet dënimi deri në 10 vjet burgim, në raste të veçanta edhe më shumë.

Ndonëse në fazën e hershme të procedurës penale, megjithatë avokati Jashari ka theksuar se me kryerjen e veprës penale spiunazh, rrezikohet rëndë siguria e shtetit të Republikës së Kosovës.

“Kjo është një fazë e hershme e procedurës penale dhe të predikohet se çfarë do të ndodhë deri në fund të procedurës gjithmonë është vështirë, ngase krejt varet se çka do të dalë në shesh nga procesi hetimor që do ta zhvillojë Prokuroria Speciale. Pastaj edhe është faza tjetër e gjykimit, nëse veç do të ketë  hetime të suksesshëm të cilat rezultojnë me ngritjen e aktakuzës.

Sido që të jetë vepra penale e spiunazhit, është vepër penale mjaft e rëndë e sanksionuar me kodin penale të Republikës së Kosovës dhe për të cilin ligjvënësi ka paraparë dënime do të thoja të ashpra të cilat mund të variojnë deri në 10 vite burgim, ndërsa në raste të veçanta kur dëmi është jashtëzakonisht i madh për shtetin dënimi mund të jetë dhe më i lartë”, tha avokati Jashari për Ekonomia Online-in.

Ai e ka nënvizuar rëndësinë për të luftuar veprën e spiunazhit, të cilën e përdorin persona apo edhe shtetet armike.

Latest from Blog

Go toTop