April 16, 2026
1 min read

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen

Tre persona vdiqën sot tragjikisht në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë.

Kryetarja e Kuvendit njëherit u.d. e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmit tragjik duke shprehur ngushëllime për familjarët, raporton KlanKosova.tv.

“Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë.

Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop