November 10, 2025
1 min read

Reagon Lushtaku: Lëvizja që po e fundosë Kosovën, paska vjedh me të madhe në Mitrovicë

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas dyshimeve për manipulim të procesit zgjedhor në Komunën e Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku e ka akuzuar Vetëvendosjen për vjedhje të madhe të votave në këtë komunë.

“Lëvizja që po e fundos Kosovën paska vjedh me të madhe në Mitrovicë”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka propozuar që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’.

“Uroj dhe shpresoj që organet e sigurisë ta zbardhin këtë hajni të sofistikuar”, ka shkruar Lushtaku. 

Latest from Blog

Alba kërkon nominim sy më sy

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, ka pasur një kërkesë specifike ndaj “Vëllait të Madh”. Ajo ka kërkuar që nominimet e radhës të bëhen sy më sy, ose e
Go toTop