January 19, 2026
1 min read

Reagon për herë të parë Brahim Diaz, pas humbjes së finales mbrëmë

Brahim Diaz ka reaguar për herë të parë publikisht pas finales dramatike të Kupës së Afrikës, ku Maroku u mposht nga Senegali me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë.

Mesfushori maroken u bë protagonist negativ në minutat e fundit të ndeshjes, pasi humbi një penallti vendimtare, duke tentuar të shënojë me panenka, por pa sukses.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Diaz ka shprehur zhgënjimin e madh për humbjen dhe ka marrë mbi vete përgjegjësinë për rezultatin final.

Ai i është drejtuar tifozëve me një mesazh emocional, duke kërkuar falje dhe duke theksuar se ka dhënë gjithçka në fushë.

“Zemra më dhemb shumë. Ky titull ishte një ëndërr për mua. Ju falënderoj nga zemra për çdo mesazh dhe çdo mbështetje që më ka bërë të ndihem i fortë edhe në këto momente të vështira. Luftova me gjithçka kisha dhe për këtë arsye marr përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi. Ju kërkoj ndjesë sinqerisht”, shkruan Diaz.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop