February 12, 2026
1 min read

Refuzohet paraburgimi për 9 kryesuesit në Rahovec, caktohet masa e paraqitjes në polici

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e prokurorisë në këtë qytet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave nga komuna e Rahovecit, të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit.

Vendimi është marrë në seancën dëgjimore të mbajtur mbrëmë, ku gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave dhe me autorizime të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Qendrën Komunale të Numërimit në Rahovec, kanë ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet dhe duke cenuar integritetin e procesit zgjedhor si dhe vullnetin e lirë të votuesve.

Në vend të paraburgimit, gjykata ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor për një periudhë prej një muaji. Kjo masë do të vlejë nga 11 shkurti 2026 deri më 11 mars 2026.

“Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit ligjor”, njofton kjo gjykatë.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop