January 7, 2026
1 min read

Reshjet e dendura, Totaj: Po ballafaqohemi me një situatë emergjente

Qyteti i Prizrenit bashkë me fshatra, po përballet me gjendje më të rënduar pas reshjeve të dendura që nuk u ndalën për 24 orë rresht.

Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj, në një intervistë për Klan Kosova, tha se disa familje janë evakuuar, dhe të njëjtit kanë shkuar tek familjarë në zona më të sigurta.

“Fatmirësisht në qytet nuk kemi pasur shumë probleme, por në disa fshatra po”, shtoi Totaj.

Pos tjerash ai bëri thirrje që të mobilizohet edhe qeveria në detyrë, pasi sipas tij, institucioni ka më tepër resurse sesa komunat vetëm.

“Mos qëndroni indiferent sepse po ballafaqohemi me një situatë emergjente”, tha i pari i Prizrenit.

Latest from Blog

Go toTop