Në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë do të mbahet seanca fillestare në rastin e njohur si ai i “Rezervave shtetërore”, që lidhet me dyshimet për korrupsion.
Në këtë seancë, para trupit gjykues do të paraqiten ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe të akuzuarit e tjerë, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.
Kjo seancë ka për qëllim shqyrtimin e aktakuzës dhe deklarimin e të pandehurve lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre, si dhe trajtimin e çështjeve procedurale që mund të parashtrohen nga palët.