November 13, 2025
1 min read

Rialda dhe Anda Januzi,  krenaria e Mitrovicës që ngjiten në ringun e Kombëtares së Kosovës

Në datat 15 dhe 16 nëntor, motrat Rialda dhe Anda Januzi, të lindura në Gjermani dhe me rrënjë nga Mitrovica, do të veshin me krenari ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”.

Pas një rrugëtimi të përkushtuar dhe me rezultate të dalluara, ato kanë marrë thirrjen zyrtare nga Federata e Boksit të Kosovës,  një vlerësim që shënon një moment të veçantë në karrierën e tyre të re sportive.

Rialda dhe Anda po e dëshmojnë se talenti dhe pasioni nuk njohin kufij.

Ato janë shembull i forcës, disiplinës dhe shpirtit garues që përfaqëson më së miri vajzën kosovare në sportin e boksit.

Me guxim në ring dhe zemër plot dashuri për flamurin, motrat Januzi po e shkruajnë një kapitull të ri të suksesshëm për boksin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop